Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mjaltë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, malli ishte i padeklaruar në aeroport.
Në njoftim thuhet se, më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar.
Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:
– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€
– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€
Dogana e Kosovës bën të ditur se vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.
Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e kufijve tanë, duke garantuar që të gjitha mallrat të deklarohen në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.