Po flitet për zhvendosjen e varrit te Titos, Vulin këtë veprim e lidh me Kosovën

- Bota Sot

Po flitet për zhvendosjen e varrit te Titos, Vulin këtë veprim e lidh me Kosovën

Kryetari i komunës së Beogradit ka vendosur të paraqesë një iniciativë për zhvendosjen e varrit të Titos i cili ndodhet në Beograd.

Aleksandar Shapiq para pak ditësh e dha idenë për zhvendosjen e varrit te të Josip Broz Titos, por si duket kjo ide nuk po i pëlqen të sanskionuarit të Amerikës Aleksandar Vulin.

Natyrisht, njeriu më i afërt me Rusinë këtë verpim e lidhi disi me Kosovën.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin, tha se Serbia nuk është Ukrainë apo Lituani, prandaj po shemb monumentet e antifashistëve dhe po fshin gjithçka që ishte përpara brezit që sundon tani.

“Nëse Shapiq mendon se po shënon tetëdhjetë vjet nga çlirimi i Beogradit duke rrënuar monumentet e partizanëve, atëherë duket se nuk e ka kuptuar se Beogradin e kanë çliruar partizanët dhe Ushtria e Kuqe dhe se nuk është çështje politike. bindjet apo qëndrimet ndaj praktikës politike të Josip Broz Titos, por është fakt i pakundërshtueshëm”, tha Vulin.

Ai vuri në dukje se shumë vende në Afrikë dhe Azi refuzuan ta njohin Kosovën, sepse e konsiderojnë Serbinë si pasuese të RSFJ-së Jugosllavisë, e cila, sido që të ishte, udhëhiqej nga Tito, transmeton FENA në një deklaratë nga kabineti i Vulin.



Read it all at Bota Sot