Ushtarët shqiptarë në KFOR kryejnë trajnim kundër zjarrit

- Gazeta e Prizrenit

Ushtarët shqiptarë në KFOR kryejnë trajnim kundër zjarrit

Ushtarët e Shqipërisë që veprojnë në kuadër të KFOR-it kanë kryer sot jnë trajnim në kampin në Novosellë, në fshatin Maxhunaj.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se trajnimi në fjalë ishte kundër zjarrit, dhe në të morën pjesë edhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it.

“Ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it dhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it rregullisht kryejnë aktivitete stërvitore kundër zjarrit, në kampin Novosellë, në fshatin Maxhunaj”.

“Ky është çelësi për të testuar aftësitë e tyre dhe për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.



Read it all at Gazeta e Prizrenit