Ky është personi që e theri me thikë 29-vjeçarin në oborrin e Emergjencës në Gjilan

- Bota Sot

Ky është personi që e theri me thikë 29-vjeçarin në oborrin e Emergjencës në Gjilan

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmë, në oborrin e Emergjencës në Gjilan, ku një person u ther me thikë, për motive akoma të panjohura. Viktima u transportua në QKUK për shkak të plagëve serioze, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Personi që po dyshohet për këtë rast është Haki Mushica, rreth 23-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Mushica e ka sulmuar viktimën 29-vjeçar, duke e goditur me mjetin e mprehtë në gjoks dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda.

I njëjti do të hetohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.”



Read it all at Bota Sot