Vjedhje në një banesë në Tiranë, momenti kur hajnat hyjnë nga tarraca (VIDEO)

- Gazeta e Prizrenit

Vjedhje në një banesë në Tiranë, momenti kur hajnat hyjnë nga tarraca (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë, pasi dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur sende në vlerë prej 15 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për L.B., 25 vjeçar, D.M., 23 vjeçar dhe E.X., 21 vjeçar.

Policia ka arrestuar gjithashtu F.Ç – 34 vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga tre autorët e dyshuar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D.M. ka ruajtur shtetasin L.B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 12 mijë euro.

Më pas bashkëpunëtori i tyre, E.X. I ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit