Plas sherri në një familje në Gjakovë, gjyshja ushtron dhunë ndaj nipave

- Bota Sot

Plas sherri në një familje në Gjakovë, gjyshja ushtron dhunë ndaj nipave

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku Policia arrestoi një grua e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipave të saj.

Gjyshja e viktimave po dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e mllefosur i ka sulmuar nipat, duke iu shkaktuar edhe lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Policia nga dikush i familjes dhe njësitë përkatëse kanë intervenuar.

Si rezultat, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e dyshuara ka dhënë deklaratën e saj për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit nën dyshimet për veprën penale “Dhunë në familje”.



Read it all at Bota Sot