Klinaku: Prindi 1 dhe Prindi 2, pjesë e agjendës

- Bota Sot

Klinaku: Prindi 1 dhe Prindi 2, pjesë e agjendës

Abdullah Klinaku nga Partia Konservatore e Kosovës, ka thënë se formulari i publikuar nga shkolla “Elena Gjika” për nënshkrimin e prindërve me “Prindi 1 dhe Prindi 2” është rezultat një agjende që ka një komunitet në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo nuk është kërkesë individuale e këtij komuniteti.

“Kemi për obligim me krijuar hapësirë me i shfrytëzua të drejtat gjithkush, por kur shndërrohet kjo në agjendë dhe ka një plan, të bie deri tek ideja e Prindit 1 dhe Prindit 2. Kjo është kundërligjore sepse sistemi jonë juridik nuk e njeh konceptimin e prindit 1 dhe 2. Mendoj se kemi pas të bëjmë me një test se si po reagon shoqëria”, ka thënë Klinaku.

Dokumenti i shpërndarë për prindërit nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallë reagime të mëdha nga qytetarët.

Për këtë me sqarim ka dalë shkolla dhe DKA në Prishtinë.



Read it all at Bota Sot