Arrestohet përgjegjësi kryesor për riparimin e tankeve të rusëve

- Bota Sot

Arrestohet përgjegjësi kryesor për riparimin e tankeve të rusëve

Autoritetet ruse arrestuan kreun e shërbimit të automjeteve të blinduara ushtarake për marrjen të ryshfetit.

Më 18 shtator, Komiteti Hetimor Rus njoftoi hapjen e procedimit penal kundër Denis Putilov, duke e akuzuar atë për marrjen e një ryshfeti prej 10 milionë rublave (rreth 100 mijë eurove) në këmbim të dhënies së kontratave në lidhje me servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake për një sipërmarrës me emrin Chudinov.

Rrethi Ushtarak Qendror është shtëpia e Divizionit të 90-të të Tankeve ndërsa Putilov dyshohet se është përfshirë në mbikëqyrjen e mirëmbajtjes dhe riparimit të tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara të përdorura nga divizioni i operacioneve luftarake në Ukrainë, shkruan themoscowtimes.

Që kur Andrei Belousov mori detyrën si Ministër i Mbrojtjes në maj të vitit 2024, ka pasur një rritje të konsiderueshme të hetimeve për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Zhvillimi pasqyron vendosmërinë e dukshme të Belousov për të luftuar korrupsionin dhe joefikasitetin që rrënoi ministrinë nën paraardhësin e tij, Sergei Shoigu.

“Lidhjet e Putilov me Shoigun mbetën të paqarta në kohën e këtij publikimi, por arrestimi sugjeron se Belousov po përpiqet të godasë zyrtarët e korruptuar dhe joefikas përgjegjës për mirëmbajtjen e aseteve ushtarake ruse, veçanërisht automjetet e blinduara gjithnjë e më të rralla”, njoftoi Instituti amerikan për Studimet e Luftës (ISW). 



Read it all at Bota Sot