Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në jug të vendit, sidomos përreth zonave malore, priten vranësira më të shtuara, të cilat ka mundësi të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C./MK