Pse Rusisë i intereson Ballkani? Ish-drejtori i Shërbimit sekret shqiptar zbulon skenarin e Putinit

- Bota Sot

Pse Rusisë i intereson Ballkani? Ish-drejtori i Shërbimit sekret shqiptar zbulon skenarin e Putinit

Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika ka shpjeguar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania qëllimin që ka në thelb politika ruse në raport me Ballkanin.

Sipas tij, zanafilla e kësaj marrëdhënie që ka krijuar Rusia me Ballkanin vjen jo vetëm për shkak të historisë, por edhe faktit që Rusia e ka “shfrytëzuar” Ballkanin sepse ka shërbyer gjithmonë si një urëlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Fillon historia qysh me perandorinë ruse. Rusia ka pasur gjithmonë një vëmdnej të veçantë për Ballkanin. Arsyeja e parë është se popullësia e këtij vendi është sllavo-folëse dhe gjithashtu e besimit ortodoks.

Ballkani ka qenë një urë lidhëse mes perëndimit dhe lindjes, për këtë arsye janë përplasur gjithmonë interesat e fuqive të mëdha. Unë do të thosha që është trajtuar si oborri i mbrapëm i perandorisë ruse,” –u shpreh ish-drejtori i SHISH.

Sipas këndvështrimit të tij, nuk është qëllim vetëm sabotimi NATO-s dhe Perëndimit, por ndikon edhe fakti që Rusia kërkon të mbajë aleancat me vendet e që më parë ka pasur lidhje, në mënyrë që këto vende të mos kalojnë nën influencën e mirëfilltë perëndimore.



Read it all at Bota Sot