Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur deri më 26 shtator

- Gazeta e Prizrenit

Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur deri më 26 shtator

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se kjo do të bëhet “për arsye të sigurisë dhe që të ruhet paqja, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”.

Ndonëse nuk është përmendur në njoftim, më 24 shtator bëhen 1 vit nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radojçiq.



Read it all at Gazeta e Prizrenit