Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lehtësuar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve përmes kioskave “Self Check-in”.
ANP “Adem Jashari” ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka dhënë më shumë detaje rreth këtij sistemi.
Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë.
Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.
Udhëtarët duhet të përdorin këto paisje në pajtueshmëri me kohën e hapjes dhe mbylljes së fluturimit ku për një fluturim mund të fillojnë procedurat e Self Check-in 3 orë para nisjes së fluturimit dhe përfundojnë 40 min para orës së nisjes.
Nga muaji gusht, 26 mijë udhëtarë kanë kryer procedurat nga vetë ata dhe janë procesuar mbi 15 mijë valixhe nëpërmjet Bag drops./IndeksOnline