A do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, përgjigjet ZRRE

- Gazeta e Prizrenit

A do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, përgjigjet ZRRE

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri me 31 mars 2025, ku thuhet se rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë”.

Tutje në komunikatë thuhet se pritet që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit