Gorana: Gjendja në Bejrut është katastrofike, mbi 1600 të vdekur dhe mijëra ende nuk janë gjetur

- Bota Sot

Gorana: Gjendja në Bejrut është katastrofike, mbi 1600 të vdekur dhe mijëra ende nuk janë gjetur

Aktivistja Flutra Gorana, në një lidhje direkte nga Bejruti për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, përshkroi gjendjen në Liban si katastrofike pas sulmeve të fundit izraelite.

Sipas saj, vetëm nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën në mëngjes, Bejruti u godit me 80 raketa, të cilat shkaktuan dëme të mëdha dhe rrëzuan disa ndërtesa.

“Ka rreth 1 milion njerëz që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, 1,600 të vrarë dhe rreth 10 mijë persona që ende nuk janë gjetur. Ka gjasa që numri i viktimave të jetë më i madh se ai që është raportuar deri më tani”, tha Gorana.

Ajo vuri në dukje se shteti nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë dhe se populli është lënë i vetëm, duke u mbështetur kryesisht në ndihmën te vetja dhe të disa organizatave të huaja.

“Bejruti ka një popullatë të madhe dhe kur rrëzohet një ndërtesë, përmasat e katastrofës janë të mëdha. Në lagjen ku filloi bombardimi, gjashtë ndërtesa janë shkatërruar deri në thellësinë 20 metra dhe shumë persona ende janë nën rrënoja”, shtoi ajo.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Liban theksoi se gjendja në terren është shumë më e rëndë se ajo që pasqyrohet në lajmet ndërkombëtare, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe ndihmë për popullin civil të Bejrutit.



Read it all at Bota Sot