I është dhënë lamtumira e fundit, veteranit të UÇK-së, Halim Halimi, në fshatin e tij të lindjes në Gegaj-Dobratin të Komunës së Besianës.
Veterani i UÇK-së, u lindi dhe u rritë në Kosovë, teksa rrugët e dërguan në Gjermani, por që ndër vite dha kontributin e tij për pavarësinë e vendi.
Halimi, i cili u kthye nga Gjermania për tu bashkuar në radhët e UÇK-së, u rreshtua krah djemve dhe vajzave në shërbim të atdheut.
Shokët dhe familjarët e të ndjerit, si dhe ushtarakët e përcollën gjatë ceremonisë së varrimit me lavdet më të larta.