Ministri çek i çon mesazhe të qarta Serbisë: Përmend Kosovën - nuk është kurrë mirë...

- Bota Sot

Ministri çek i çon mesazhe të qarta Serbisë: Përmend Kosovën - nuk është kurrë mirë...

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavski, ka thënë se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë ndikim të thellë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse janë të shqetësuar për situatën aktuale.

“Ne presim normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi ky është kusht kyç për integrimin e të dyja vendeve në BE. Në përgjithësi, ne do të dëshironim që Serbia dhe Kosova të përjetojnë diçka të ngjashme me atë që kemi në marrëdhëniet tona me Gjermaninë”, ka thënë ai për Danas.

Lipavski u pyet se a është përpjekur Republika Çeke të ndërmjetësojë mes Beogradit dhe Prishtinës për afrimin e qëndrimeve dhe përgjigja e tj ishte e qartë.

“Republika Çeke nuk ka ambicie të përfshihet drejtpërdrejt në ndërmjetësim, por është e përfshirë në diskutime të hapura dhe të ndershme me partnerët tanë në Beograd dhe Prishtinë, gjatë të cilave ne përpiqemi të shpjegojmë avantazhet e progresit dhe normalizimit të marrëdhënieve, si dhe pajtimi”, ka potencuar ai.

Mes tjerash, ai ka përcjellur një mesazh edhe për raportet që duhet të ketë një shtet me shtetet fqinje.

“Natyrisht, nuk është kurrë mirë të kesh debate me fqinjët. Ne gjithmonë duhet të bëjmë një përpjekje serioze për të zgjidhur ankesat në marrëdhëniet tona me fqinjët tanë, sepse nga kjo qasje përfitojnë të gjithë të përfshirët. Gjithashtu, kemi qenë dëshmitarë të situatave ku mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate kanë shkaktuar vonesa serioze në procesin e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar ministri çek.



Read it all at Bota Sot