Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke është realizuar “Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP”.
Në postimin e publikuar në Facebook, janë paraqitur edhe pamjet nga ky trajnim.
Bëhet e ditur se trajnimi ka pasur për qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike për këtë sistem.
“Ky trajnim kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP. Instruktorët nga FAT, po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK”, njofton Forca e Sigurisë e Kosovës.