Shqipëria hap kapitujt e parë në procesin e negociatave të anëtarësimit me çfarë nis zyrtarisht rrugëtimi i shtetit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE).
Në konferencën ndërqeveritare që do të mbahet në Luksemburg, do të hapet grup-kapitulli i parë që ka të bëjë me sundimin e ligjit.
Shqipërinë në këtë konferencë do ta përfaqësojë kryeministri Edi Rama.
Ky grup ka 5 kapituj, që përfshin gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e institucioneve demokratike apo reformën e administratës.
Ky grup-kapitull i referohet të ashtquajturës “themelores” dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit hapet i pari dhe përmbyllet i fundit.
Përparimi në sundimin e ligjit është esencial për secalin vend që negocion anëtarësimin me BE-në.
Mungesa e përparimit mund të çojë në ngecje eventuale të tërë procesit.
Heqja e vetos greke mundësoi që Shqipëria të nisë rrugetimin evropian, por edhe ndarjen nga Maqedonia e Veriut me të cilën ishte ne nje grup. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e bllokuar nga ana e Bullgarisë për shkak të çështjeve bilaterale.
Shqipëria është shtet kandidat në BE që nga viti 2019.