Dërguti për komunikimet Kusari Lila-Simiq-Radoiçiq: Kryeministri ka qenë në dijeni

- Bota Sot

Dërguti për komunikimet Kusari Lila-Simiq-Radoiçiq: Kryeministri ka qenë në dijeni

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, duke iu referuar çështjes së audioincizimeve dhe mesazheve telefonike te publikuara nëpër media, që pretendojnë se janë biseda mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe Sllavko Simiqit, pretendoi se kryeministri Kurti ka qenë në dijeni.

“Kur i sheh datat e këtyre komunikimeve, shtrohet pyetja se pse këto komunikime nuk dolën më herët, pra është viti 2022 e jemi në vitin 2024. Kush i mbajti deri më tani dhe pse po lëshohen kështu në mënyrë të kontrolluar?”.

“Pastaj të gjitha shigjetat janë drejtuar drejt dy grave, të cilat janë hallka të pushtetit, por nuk janë maja e pushtetit”.

“Të gjithë e dimë që sponsorizues i ligjeve është qeveria dhe shefi i grupit parlamentar të shumicës parlamentare ka për detyrë të sigurojë votat për qeverinë në këtë rast, pra për votimin e ligjeve, të cilat janë së pari interes i qeverisë, e cila i ka sponsorizuar dhe në këtë rast duhet të përmendet që këtë detyrë shefja apo cilido shef i grupit parlamentar që ë përbën shumicën, vepron në koordinim me kryeministrin dhe me qeverinë. Pra, të gjitha këto komunikime, tash mos flasim për nuancat se si ka komunikuar, afërsia, kjo është e parëndësishme, pra çështja dhe tema të cilat ka dashtë t’i shtyjë ka qenë në dijeni kryeministri i vendit”.

“Këtu po shihet që paska pasur edhe një takim të kryeministrit me Simiqin”, deklaroi Dërguti.



Read it all at Bota Sot