Hajnat vjedhin 1 mijë shota në një fermë, vlera e të cilave arrin 15 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Hajnat vjedhin 1 mijë shota në një fermë, vlera e të cilave arrin 15 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, lokale e biznese që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Jo rrallëherë, kompani të ndryshme kanë pësuar edhe humbje të mëdha si pasojë e rasteve të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në Fushë Kosovë, por këtë herë në fermën ‘Lyria’ në Miradi të Epërme.

Siç mëson Sinjali, pronari i fermës e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se i janë vjedhur 1 mijë shota nga ferma, që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit