I dënuar 4 herë për vjedhje të rënda në Prizren, dhe i kërkuar me 21 urdhërarreste, çka dihet për të ekstraduarin nga Gjermania

- Gazeta e Prizrenit

I dënuar 4 herë për vjedhje të rënda në Prizren, dhe i kërkuar me 21 urdhërarreste, çka dihet për të ekstraduarin nga Gjermania

Prizrenasi Artist Duraku (31) është ekstraduar të mërkurën nga Gjermania në Kosovë, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat për vepra të ndryshme që i ka kryer në vend. I riu ka të kaluar kriminale dhe kërkohej me 21 urdhërarreste aktive, si dhe me letërreshtim vendor e ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

Sot Sinjali raportoi për ekstradimin e tij dhe dërgimin në burg për të vuajtur dënimin për veprat për të cilat është shpallur fajtor.

31-vjeçari është i dënuar me burgim për 4 raste për të cilat janë shpallur aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Njëra prej urdhëresave është prej 3 vitesh, një tjetër prej 1 viti e 2 muaj dhe dy të tjera rreth 1 muaj burgim.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se edhe 17 urdhëresa të tjera kanë qenë aktive ndaj tij, që lidhen po ashtu me raste të vjedhjeve të rënda, që janë kryer kryesisht në rajonin e Prizrenit.

Kujtojmë se para shumë vitesh, ai ka qenë i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim, si dhe me gjobë për veprën “Shantazhi”, ndërsa në një rast tjetër për veprën “Lëndim i lehtë trupor” ishte shpallur fajtor e dënuar me 1 vjet burgim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit