“Aba” e rrit çmimin e hamburgerit, Rukiqi: Po na shtrenjtohet gjithçka

- Bota Sot

“Aba” e rrit çmimin e hamburgerit, Rukiqi: Po na shtrenjtohet gjithçka

Berat Rukiqi, zyrtar i LDK-së, ka komentuar rritjen e çmimit të hamburgerit nga “Aba Burger”, një nga vendet më të frekuentuara në Prishtinë.

Tashmë nga një euro e gjysmë, hamburgeri do të kushtojë dy euro.

Rukiqi ka komentuar këtë shtrenjtim përmes analogjisë me indeksin global të matjes së kostos së jetës, “Big Mac Index”.

Sipas Rukiqit, në Kosovë gjithçka po shtrenjtohet.

“Me shumë analogji, rritja e çmimit të hamburgerit të ABAs, 2 herë brenda dy viteve, është treguesi më i mirë, pa pas nevojë për grafikonet abstrakte, për të kuptuar, se si po na shtrenjtohet gjithëçka, në 3 vitet e fundit” – ka shkruar Rukiqi, ndër të tjera.



Read it all at Bota Sot