Një person është rrahur mizorisht nga dy persona mesditën e sotme në Pejë.
Media ka siguruar pamjet ku dy persona me mjete të forta e godasin disa herë një person të shtrirë në tokë.
Rasti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.
Pra rreth 50 metra larg stacionit të Policisë në Pejë.