Ferid Agani nga Nisma për Familjen tha se “homoseksualët nuk kanë të drejtë të martohen sipas ligjit për familjen”.
“Çdo qytetar në Republikënn e Kosovës ka të drejtë të martohet, në pajtim me ligjin”, është e shkruar në Kushtetutë. Që I bie se me ligj është I përcaktuar. Ky ligj quhet “Ligji për Familjen”;. Është punuar nga ekspertët më të mire evropian”.
Agani tha në “Debat Plus” se homoseksualizmi nuk është i ndaluar në Kosovë sipas ligjeve ekzistuese por që martesa e tyre është e ndaluar.
“Çdo qytetar në Republikën e Kosovës ka të drejtë të martohet, në pajtim me ligjin”, është e shkruar në Kushtetutë. Që i bie se me ligj është i përcaktuar. Ky ligj quhet “Ligji për Familjen”;. Është punuar nga ekspertët më të mire evropian”, tha ai.
Analisti, Visar Ymeri u shpreh se ligji që ndalon martesën e homoseksualëve është antikushtetues.
Ai tutje përkufizimet socio-politike nuk mund të ndryshohen si duam ne, ato janë përkufizime.
“Fundamenti i shoqërisë është individi. Po merremi me përkufizime socio-politike që nuk mundemi me ndryshu qysh na pëlqen neve. Është përkufizim. Kur e ke një përkufizim, I thuani vetës partia konservatore, në rregull. Partia Konservatore ka disa elemente, të cilat janë të mira aplikuese në Kosovë. Në shoqëritë liberale, fundamenti është individi, familja është institucion shoqëror, biznesi tjetër, shkolla e me radhë. Janë disa institucione shtetërore që rregullohet marrëdhënia mes njerëzve.”, u shpreh Ymeri.