Këta janë 13 të arrestuarit për plagosjen dhe rrahjen brutale te diskoteka “Lit”

- Bota Sot

Këta janë 13 të arrestuarit për plagosjen dhe rrahjen brutale te diskoteka “Lit”

Shefi i sigurimit, me punëtorë të sigurimit e menaxhera te diskoteka ‘Lit’ në Prishtinë përfunduan në prangat e Policisë për gjuajtjen me armë dhe rrahjen mbrëmë pas mesnate. 13 persona u dërguan në mbajtje dhe tashmë janë zbuluar emrat e tyre.

Të arrestuarit për këtë rast janë:

1. Fatlum Verbovci, shefi i sigurimit – i dyshuari kryesor

2. Vigan Bekqeli, menaxher

3. Hekuran Demaj

4. Hamdi Obertinca

5. Daut Halili

6. Bislim Thaqi

7. Ilir Gara

8. Burim Verbovci

9. Fisnik Gashi

10. Adem Azemi

11. Qendres Selimi

12. Liridon Berisha

13. Gani Miftari

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor është shef i sigurimit, i cili dyshohet se ka përdorur armën e zjërrit dhe ka plagosur njërin nga dy viktimat.

Ndërsa personi tjetër që mbeti i lënduar është goditur brutalisht me mjete të forta nga punëtorët e sigurimit.

Lajmin e ka konfirmuar sot edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”.



Read it all at Bota Sot