Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e planifikuar më parë me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq.
Siç ka konfirmuar për N1 zëdhënësi i Komisionit Evropian, është konstatuar se nuk ka nevojë që von der Leyen të takohet me Vuçeviq pas njoftimit për takimin e tij me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, në të cilin thuhet se ishte planifikuar të forcohej bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe politikave të tjera ndërmjet dy vendeve.
Ursula von der Leyen mbërriti sot në Beograd nga Bosnja dhe Hercegovina dhe më parë vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo nesër viziton Kosovën dhe Malin e Zi.