Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë dhe të ofrojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën me ardhjen e mundshme të ushtrisë së Koresë së Veriut në një luftë kundër Ukrainës.
“Çdo ditë lufte dëshmon se Moska është e vendosur të vazhdojë agresionin e saj. Ata nuk duan asgjë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të rrisin prodhimin e tyre të armëve, dhe kjo është arsyeja pse ata po anashkalojnë sanksionet dhe kjo është arsyeja pse po e shohin gjithnjë e më shumë Korenë e Veriut një aleat, dhe ushtarët e tyre mund të jenë në fushëbetejë kundër Ukrainës dhe tani do të detyrohemi të luftojnë kundër Koresë së Veriut”, shtoi presidenti ukrainas.
Ai gjithashtu bëri të ditur se mungesa e vendimeve më të forta nga partnerët për të mbështetur Ukrainën, vetëm sa e inkurajon Putinin të investojë më tej në terror.
“Bota mund të ndalojë zhvillimin e luftës. Abstraksionet dhe fjalët nuk mjaftojnë. Duhen hapa konkretë. Të gjitha hapat e tillë i kemi parashikuar në Planin e Fitores. Këto hapa do të parandalojnë që autorët e luftës të bëhen edhe më agresivë. Ne presim presion më të madh ndaj Rusisë, presim më shumë mbështetje për Ukrainën. Dhe do të jetë e drejtë”, tha për fund Zelensky.