Kryetari i Pljevljës në Mal të Zi kërcënon sërish, para krerëve të KOS-it bën thirrje për pushtimin e Prizrenit

- Bota Sot

Kryetari i Pljevljës në Mal të Zi kërcënon sërish, para krerëve të KOS-it bën thirrje për pushtimin e Prizrenit

Një kërcënim i drejtpërdrejt i erdhi Kosovës dje, nga një kryetar i një komune në Mal të Zi.

Bëhet fjalë për Dario Vraneshin, kryetarin e Pljevljës, i cili për të dytën herë me radhë brenda këtij viti bëri thirrje për pushtimin e Prizrenit.

Kërcënimi i ri I Vreneshit erdhi dje para krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Gjatë nderimit që iu bë atij me Urdhrin e Engjëllit të Bardhë, me rastin e të Premtes së Shenjtë, ai u shpërblye nga peshkopi i eparkisë së Mileshevit, KPS Atanasije.

Me këtë rast në rrugët e Pljevljes u mbajt litia, ku mori pjesë edhe Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Joanikije.

Vraneshi mori urdhrin dhe tha se vitin e ardhshëm do shkojnë në Prizren e vetmja rrugë për shpëtim është rruga e Shën Savës.

“Rruga e Shën Savës është rruga e dashurisë së Krishtit, rruga e dashurisë së Zotit dhe rruga e filantropisë. Në harmoni dhe dashuri vëllazërore, ne punojmë për të ruajtur dhe ndërtuar Pljevljen tonë, tokat tona serbe, Kosovën tonë. Të dimë Në çdo moment që të gjitha vuajtjet tona varrosen në një tyrbe në Kosovë. Të dashur vëllezër dhe motra, ejani në Prizren”, ka thënë ai, përcjell antena.

Këto thirrje, kryetari i kësaj komune në Mal të Zi i bëri edhe në mars të po këtij viti, kur atij iu bë një ftesë për të marrë pjesë në një ngjarje në Kosovë.

Ai u ftua të jetë pjesë e panairit nëpërmjet e-mailit zyrtar dhe me ftesë zyrtare.

Por organizatorëve përgjigjja e ftesës iu kthye krejt ndryshe.

I shkruar me shkronja cirilike, Vraneshi iu përgjigj ftesës nga Prishtina për pjesëmarrje në Panairin e turizmit dhe sportit, me fjalët më të rënda. Madje ai ka kërcënuar edhe me pushtimin e Prizrenit.

“I ashtuquajtur shteti i Kosovës nuk ekziston, por krahina serbe Kosova dhe M. Shihemi vitin e ardhshëm në Prizren!”, shkruhet në përgjigjen me e-mail.



Read it all at Bota Sot