Manchester United ka lajmëruar sot me anë të një komunikatë që ka shkarkuar trajnerin e tyre, Erik ten Hag
Klubi lëshoi një komunikatë në orën 1 pasdite ku lajmëronte shkarkimin e holandezit, derisa në të njëjtën kohë ata treguan se trajner i brendshëm i tyre është një trajner tjetër, po ashtu holandez.
Bëhet fjalë për Ruud van Nistelrooy i cili do të jetë trajner i përkohshëm i United, ashtu siç Fabrizio Romani raportoi më herët sot.
Ai do ta zëvendësojë menjëherë Erik ten Hag, derisa skuadra të bëjë një zgjidhje tjetër.