Ancelotti reagon pasi u shpall trajneri më i mirë

- Bota Sot

Ancelotti reagon pasi u shpall trajneri më i mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpall trajneri vitit 2024 në ceremoninë e “Topit të artë” mbrëmë.

Mirëpo Ancelotti, së bashku me delegacionin e Real Madridit nuk ishin prezent në Paris për të narrë çmimin.

Andaj italiani, reagoi në platformën X pas fitimit të këtij çmimi

“Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi dhe mbi të gjitha Vinin dhe Carvajalin”, u deklarua Ancelotti.

Kujtojmë se mbrëmë në ceremoninë e “Topit të artë”, lojtari i Manchester Cityt, Rodri fitoi “Topin e artë” 2024, duke lënë pas Viniciusin në vend të dytë dhe Bellinghamin në vend të tretë.



Read it all at Bota Sot