Gërvishtje në formë kryqi në një veturë në Istog, ja si dyshohet se ndodhi

- Bota Sot

Gërvishtje në formë kryqi në një veturë në Istog, ja si dyshohet se ndodhi

Një veturë në Istog ka marrë gërvishje në formë kryqi, e cila dyshohet se ka ndodhur pas pagëzimit të pronarit.

“Lëvizja për Rikthim” përmes një postimi në Facebook ka thënë se pronari i veturës dhe vëllai i tij ishin pagëzuar tre muaj më parë, por siç thuhet në shkrim, ky ishte një sinjal shqetësues për familjen.

“Një incident shqetësues trondit qytetin e qetë të Istogut. Dy vëllezër, banorë të respektuar të komunës, u pagëzuan tre muaj më parë, një akt që për ta kishte domethënie të veçantë, sepse po përmbushnin amanetin e babait të tyre. Mirëpo, kohët e fundit një sinjal shqetësues i drejtohet kësaj familjeje”.

“Djali i njërit prej tyre, një djalë i ri rreth 20 vjeç, punonjës në spitalin e qytetit, pas përfundimit të orarit, përballet me një shenjë kërcënuese: në makinën e tij, në parkingun e spitalit, kishte një gërvishtje të thellë në formë kryqi. Tronditja dhe frika e kaplojnë djalin, i cili, duke ndier kërcënim të drejtpërdrejtë, shkon menjëherë në stacionin e policisë për të raportuar ngjarjen.

“Megjithëse parkingu është i mbikëqyrur me kamera, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një përgjigje për këtë rast. Familja, e cila është përballur me tension dhe pasiguri, vazhdon të përjetojë ankthin e një ngjarjeje që deri tani mbetet e pazgjidhur. Dy muaj pas incidentit, policia e Istogut ofron vetëm ngushëllime, ndërsa përgjigjja që ata presin mbetet pezull, duke lënë familjen të pasigurt dhe qytetin në ankth. Ky rast ngre alarmin për mungesën e reagimit dhe nevojën e një përgjigjeje të shpejtë”, thuhet tutje në njoftimin e “Lëvizjes për Rikthim”.



Read it all at Bota Sot