Franck Ribery ka shkuar viral, pas reagimit të tij, pasi Vinicius s’e fitoi “Topin e Artë” mbrëmë.
Të hënën mbrëma, ylli i Manchester Cityt, Rodri u shpallë fituesi i “Topit të Artë’ për vitin 2024.
Para ceremonisë, vëmendjen kryesore e mori mospjesëmarrja e Real Madridit në këtë ngjarje, pasi ky i fundit e kishte mësuar se Vinicius s’do ta fitonte çmim kryesor të natës.
Pasi Rodri e pranoi çmimin, Vini Jr. shkroi në rrjetin social “X”, duke thënë” “Nëse është nevoja do ta bëj edhe 10 herë të tjera. Ata nuk janë gati”.
Ish-lojtari i Bayernit dhe kombëtares së Francës, Franck Ribery po ashtu i bëri publike “ndjenjat” e tij rreth këtij vendimi.
Ai postoi një foto në “InstaStory” me tri emoji duke qeshur.
Më 2013, Ribery thuhej të ishte lojtari më i mirë i vitit dhe shumë mendonin se ai do ta fitonte “Topin e Artë”.
Megjithatë, francezi përfundoi në vendin e tretë pas Messit e Ronaldos.
Në vitin 2022, Franck Ribery foli për “Gazzeta Dello Sport”, ku tha “Ishte e padrejtë. Kisha një sezon të suksesshëm dhe mendoj se është dashur ta fitoja”.
Real Madridi e bëri me dije përmes një deklarate se pse e bojkotuan këtë ngjarje.
“Nëse kriteret e ‘Topit të Artë’ nuk e zgjodhën Vinin më të mirin, atëherë të njëjtat kritere është dashur ta zgjedhin Carvajalin.
Ne besojmë se organizimi ‘Topi i Artë’-UEFA nuk tregon respekt ndaj nesh”, kanë thënë nga klubi për “AFP” dhe media spanjolle.