Skuadra e Bashkimit nga fshati Jabollçisht i Epërm vazhdon të befasojë këndshëm me rezultatet e mira në Ligën e Tretë të Futbollit në Maqedoni – Jug. Ata në fushën e tyre në lagjen Çashkë mposhtën skuadrën e Drenovës 20216 me rezultat 2:0.
Golat për Bashkimin i shënuan Zani Akhmedov dhe Elfati Tahiri.
Edhe pas 8 xhirove të luajtura,
Bashkimi nuk e ka ndjerë ende humbjen në kampionat.
Bashkimi pas xhiros së 8-të është në pozitën e dytë në tabelë, me 15 pikë të fituara, gjashtë më pak se lideri Golemo Konjari.
Në xhiron e radhës, Bashkimi udhëton në Krushevë, ku do të takohet me Pitu Guli.