Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane

- Bota Sot

Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për t’i rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve “të vjedhura” të fundjavës, sepse në të kundërtën ky komb i Kaukazit – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe me aspirata për anëtarësim në NATO – rrezikon të humbë “perspektivën evropiane”.

Duke folur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, më 29 tetor, Zurabishvili ka thënë se partnerët evropianë dhe perëndimorë të Gjeorgjisë duhet të bëjnë “presion ekstrem” te autoritetet, “në mënyrë që të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve, dhe të vlerësohet sa janë vjedhur zgjedhjet”.

Zurabishvili dhe partitë opozitare kanë thënë se rreth 300.000 vota janë manipuluar në të mirë të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka pretenduar fitore me 54 për qind të votave.

Këto pretendime kanë nxitur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gjeorgjianë, të cilët kanë bërë akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje.



Read it all at Bota Sot