Mbretëria e Bashkuar njofton paketën më të madhe të sanksioneve kundër flotës së fshehtë ruse

- Bota Sot

Mbretëria e Bashkuar njofton paketën më të madhe të sanksioneve kundër flotës së fshehtë ruse

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar paketën e saj më të madhe të sanksioneve ndonjëherë kundër flotës së fshehtë ruse me 30 anije në shënjestër, ka njoftuar Sekretari i Jashtëm, David Lammy.

Bëhet e ditur se nga sanksionet janë prekur edhe kompanitë e sigurimit që mundësojnë flotën.

Thuhet se anijet janë përgjegjëse për transportin e naftës dhe produkteve të saj me vlerë miliarda paund vetëm vitin e kaluar.

Sipas qeverisë britanike, “lëvizja do të kufizojë më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e paligjshme në Ukrainë”, shkruan skynews.

Raportohet se paketa e fundit e sanksioneve e çon numrin e përgjithshëm të cisternave të naftës të sanksionuara nga Mbretëria e Bashkuar në 73 – më shumë se çdo vend tjetër.

“Të ardhurat e Rusisë nga nafta po ndezin zjarret e luftës dhe shkatërrimit në Ukrainë”, tha Lammy ndërsa njoftoi masën.

“Unë do të punoj me partnerët tanë të G7 dhe më gjerë për të ushtruar presion të pamëshirshëm mbi Kremlinin, për të prishur rrjedhën e parave, për të gërryer makinën e tij ushtarake dhe për të kufizuar sjelljen e tij keqdashëse në mbarë botën”, shtoi ai.

Ndryshe, duke folur veçmas me gazetarët përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Itali, Lammy tha se ishte “shumë e rëndësishme” që anëtarët të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa zgjat lufta.



Read it all at Bota Sot