Moska dënon një IT, FSB-ja ruse pretendon se bashkëpunoi me CIA-n

- Bota Sot

Moska dënon një IT, FSB-ja ruse pretendon se bashkëpunoi me CIA-n

Një gjykatë në Moskë dënoi një specialist të IT-së me më shumë se 13 vjet burg për përpjekjen për t’i kaluar sekretet shtetërore CIA-s, tha Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB).

Firuz Dadoboyev u shpall “fajtor për tradhti në dobi të Shteteve të Bashkuara”. Ai gjithashtu u gjobit me  300,000 rubla (3,000 dollarë).FSB e Rusisë pretendoi se Dadoboyev kishte marrë në mënyrë të paligjshme informacione që ishin “sekret shtetëror” dhe planifikoi t’ia kalonte ato një oficeri të inteligjencës amerikane.  “Me këtë qëllim, ai vendosi kontakte me CIA,” tha agjencia e zbatimit të ligjit.

Dadoboyev, i cili thuhej se kishte lindur në vitin 1977, u arrestua në tetor 2022 dhe që atëherë është “penduar” për veprimet e tij, sipas FSB.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se Dadoboyev ka shtetësi të dyfishtë. Media shtetërore raportoi në fund të vitit 2022 se Dadoboyev është me origjinë nga Taxhikistani dhe ka shtetësi të dyfishtë ruso-taxhike.



Read it all at Bota Sot