Inxhinierët ukrainas në Toretsk po shkatërrojnë qytetin e tyre për të ndalur rusët

- Bota Sot

Inxhinierët ukrainas në Toretsk po shkatërrojnë qytetin e tyre për të ndalur rusët

Rusët kanë marrë nën kontroll Selydove pavarësisht çmimit të lartë që paguan me mijëra ushtarë të vrarë. E kjo mund të rezultojë me tërheqjen e forcave ukrainase nga qytetit Kurakhove, duke hedhur në erë urat mbi lumin Vovcha aty pranë dhe duke u rigrupuar pas rrënojave.

Por ekziston një sektor ku rusët nuk janë duke avancuar. Në qytetin Toretsk rreth 40 kilometra në lindje të Pokrovsk, ku forcat ukrainase janë ato që po avancojnë – ngadalë por sigurt.

Se si ukrainasit arritën të rikthejnë nën kontroll disa blloqe në Toretsk, një qytet që para luftës kishte 35 mijë banorë, tregon shumë për kushtet në fushëbetejë në luftën 32 mujore në Ukrainë.
 

Në fillim të këtij muaji, observuesit dhe imazhet satelitore sikur edhe pamjet e filmuara nga droni kanë nxjerr në pah diçka të pazakontë që po ndodhtë në pjesën qendrore – ku brigadat ukrainase dhe regjimentet ruse u përfshinë në beteja të ashpra urbane prej javësh.

Ukrainasit filluan sulmet mbi pozicionet ruse në ndërtesat e larta në pjesën qendrore të Toretskut, ndryshe thënë në zemër të qytetit.

Mes sulmeve, kishte shenja të një lufte të ngushtë – dëshmi se ukrainasit po shoqëronin bombardimet e tyre me sulme të këmbësorisë. Pas sulmeve, bombardimet u ndalën, duke treguar ndoshta se ukrainasit kishin dëbuar forcat lokale ruse.

Video të postuar nga Brigada e 101-të e ushtrisë ukrainase në fillim të këtij muaji filloi fazën e parë të kundërsulmit.

Nëpër video shihen dronët duke sulmuar rusët të fshehur brenda ndërtesave të banimit. E duke marrë parasysh se kishte shumë ushtarë dhe municion brenda ndërtesave të larta, inxhinierët ukrainas u detyruan t’i mbushin me eksploziv dhe t’i shkatërrojnë që të ngadalësojnë avancimin e trupave të Kremlinit.



Read it all at Bota Sot