Aksion i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Prizren e Suharekë, cak fajdexhinjtë

- Gazeta e Prizrenit

Aksion i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Prizren e Suharekë, cak fajdexhinjtë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, që kishte cak personat e dyshuar për përfshirje në veprat penale që lidhen me krimin e organizuar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në Prizren dhe në Suharekë, ku janë bastisur disa lokacione, që rezultuan me disa persona të arrestuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë tutje me dije se personat që ranë në prangat e Policisë dyshohen për fajde, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer për një periudhë të caktuar.

Të njëjtit tashmë janë proceduar dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.



Read it all at Gazeta e Prizrenit