U kapën duke keqpërdorur detyrën zyrtare, Dogana largon nga puna pesë punëtorë

- Gazeta e Prizrenit

U kapën duke keqpërdorur detyrën zyrtare, Dogana largon nga puna pesë punëtorë

Dogana e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në shërbimin të publikut. Si pjesë e këtij përkushtimi, janë ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve të Doganës pas një hetimi të hollësishëm.
Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie.

Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent.

Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar profesionalizëm dhe ekselencë në shërbimin publik, si dhe për të punuar në inovacione në procedurat doganore dhe partneritete për të luftuar efektivisht korrupsionin.



Read it all at Gazeta e Prizrenit