Largohen 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

- Gazeta e Prizrenit

Largohen 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi sot se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve.

“Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe deri në tani në Speciale ka dëshmuar dëshmitari i 102-të i ZPS-së./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit