Ukraina pretendon se në tetor ka vrarë mbi 40 mijë ushtarë rusë – më së shumti që nga nisja e luftës

- Bota Sot

Ukraina pretendon se në tetor ka vrarë mbi 40 mijë ushtarë rusë – më së shumti që nga nisja e luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur në tetor ishte më i larti që nga fillimi i konfliktit në 2022.

Ajo përmes një postimi në X (ish-Twitter) tha se 41 mijë e 980 ushtarë rusë u humbën muajin e kaluar, duke theksuar se ishte shkalla më e lartë e humbjeve mujore që Moska kishte përjetuar.

“Ne e detyrojmë okupatorin të paguajë çmimin më të lartë për çdo metër të tokës sonë”, tha ministria.

“41,980 ushtarë rusë humbën jetën në tetor 2024. Është numri më i lartë mujor që nga fillimi i pushtimit “, shtoi ajo.

Sipas numrave të ofruar nga Ukraina, muaji i dytë më i lartë për humbjet ruse ishte maji 2024, me 38,940 ushtarë rusë të vrarë, të plagosur ose të kapur.

Kjo ministri pretendon gjithashtu se 923 mjete të blinduara luftarake ruse u shkatërruan në tetor 2024, dhe se humbjet totale ruse arrijnë në 696,410.



Read it all at Bota Sot