Shkon në 214 numri i të vdekurve në Spanjë nga përmbytjet

- Bota Sot

Shkon në 214 numri i të vdekurve në Spanjë nga përmbytjet

Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë vrarë të paktën 214 njerëz dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur, katër ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm përfshiu rajonin lindor të Valencias, tha të shtunën kryeministri Pedro Sanchez.

Sanchez tha se qeveria po dërgonte 5,000 trupa të tjera të ushtrisë për të ndihmuar me kërkimet dhe pastrimin, përveç 2,500 ushtarëve të vendosur tashmë.

“Është operacioni më i madh i Forcave të Armatosura në Spanjë në kohë paqeje”, tha Sanchez.

“Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet e nevojshme për aq kohë sa ato nevojiten.”

Autoritetet rajonale të Valencias thanë të shtunën në mbrëmje se numri i përgjithshëm i viktimave në rajon ishte 211, plus dy nga Castilla La Mancha dhe një në Andaluzi.

Tragjedia është tashmë katastrofa më e keqe e Evropës e lidhur me përmbytjet që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali, shkruan Reuters.



Read it all at Bota Sot