A do ta urojë Putini Trumpin?

- Bota Sot

A do ta urojë Putini Trumpin?

Kështu mund të jetë pyetur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më herët gjatë ditës, kur ka deklaruar se për Rusinë, Shtetet e Bashkuara janë vend jomiqësor, i përfshirë në luftën kundër Rusisë, dhe që “Putin nuk ka plan të urojë Trumpin”.

Por, kur është pyetur nëse gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse Putin nuk e uron Trumpin, Peskov ka thënë se “duket e pamundshme të përkeqësohen më shumë se kaq, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët. Çfarë ndodh tani e tutje do të varet nga udhëheqësia e re amerikane”.

“Presidenti Putin e ka përsëritur se është i hapur për dialog konstruktiv, të bazuar në drejtësi dhe barazi, dhe gatishmëri për t’i pasur parasysh shqetësimet e njëri-tjetrit”.

Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira direkt në luftën e Rusisë në Ukrainë, mirëpo SHBA-ja është lidere në ofrim të ndihmës për Kievin, teksa mbrohet nga pushtimi rus, i nisur në shkurt të vitit 2022.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump është zotuar disa herë se mund ti japë fund kësaj lufte, "vetëm me një telefonatë".



Read it all at Bota Sot