Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve

- Bota Sot

Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve

Ukraina tha se ka pranuar trupat e 563 ushtarëve nga autoritetet ruse, që janë kryesisht trupa që vdiqën në luftime në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Këmbimi i trupave të të burgosurve dhe të personelit ushtarak të vrarë mbetet një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Moskës dhe Kievit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Sipas qendrës ukrainase për koordinimin e trajtimit të të burgosurve të luftës, 320 nga trupat ishin vrarë në Donjeck, 89 në Bahmut dhe 154 të tjerë gjendeshin në morgjet ruse.

Po ashtu, trupat e 37 ushtarëve të vrarë rusë janë kthyer në Rusi.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, Ministria e Brendshme ukrainase dhe institucione të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes u përfshin në këmbimin e trupave të ushtarëve të vrarë.

As Rusia, e as Ukraina nuk bëjnë publike shifrat e ushtarëve të vrarë në luftime./REL



Read it all at Bota Sot