‘’Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një pike kontrolli rutinë në fshatin Korenicë, ndaluan një automjet për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë. Gjatë procesit të legjitimimit, drejtuesi i mjetit u përpoq të ndikonte në veprimet e policisë për të shmangur gjobën, duke tentuar të ofronte një shumë prej 10 eurosh’’, thuhet në njoftimin e PK-së.