Tërbim në Suedi pasi refugjati shtyn poshtë shkallëve 90-vjeçaren dhe e grabit me dhunë

- Bota Sot

Tërbim në Suedi pasi refugjati shtyn poshtë shkallëve 90-vjeçaren dhe e grabit me dhunë

Një azilkërkues sirian do të deportohet nga Suedia pasi një video e tregonte atë duke shtyrë poshtë shkallëve një grua 90-vjecare dhe më pas e grabit me dhunë e duke e lënë të plagosur.

26 vjeçari Karam Kanjo, ishte regjistruar në kamera duke sulmuar gruan e moshuar në stacionin e Sollentuna në veriperëndim të Stockholm, më 29 gusht të këtij viti.

Kanjo që kap brutalisht duke tërhequr viktimën e moshuar, e cila mundohet të rezistojë, para se të dy të rrokullisen në shkallët e stacionit.

Një dëshmitar i sulmit shihet gjithashtu duke vrapuar larg incidentit.

Kanjo ka ardhur në Suedi gjatë krizës së luftës së vitit 2015, së bashku me disa milionë refugjatë të tjerë në vendet e Evropës.

Ai shihet që tentonte të shkulte me dhunë varëset në qafën e gruas dhe kjo i shkaktoi asaj plagë të rënda, shkruajnë mediat vendase.

Ai më pas ngrihet dhe largohet qetësisht, duke lënë gruan e moshuar të shtrirë përtokë, para se dy udhëtarë të shkojnë ta ndihmojnë.

Në dokumentet e gjyqit thuhet se gruaja ishte duke shkuar në varrin e bashkëshortit të saj, ndërsa varëset ishin dhurata që kishte marrë më shumë se 40 vjet më parë. Ajo shtonte se ishte tmerruar nga ngjarja dhe se nuk kishte dëshmuar kurrë dhunë të tillë në jetën e saj.

Refugjati u dënua me pesë vjet e gjysmë burg dhe do të depërtohet në Siri pas dënimit për grabitje të dhunshme .

Gjykatësi tha se krimi i Kanjo ishte kërcënues për jetën e viktimës, e cila kishte pësuar plagë në krahë e në ije si dhe gërvishtje në qafë nga varëset.

Kanjo, i dënuar më parë për përdhunim, ka kryer të paktën 19 krime që kur ka ardhur në Suedi në 2015.

Ai ishte dënuar me pare dy vjet burg për përdhunim në 2021, por ishte liruar një vit para përfundimit të dënimit.

Qeveria suedeze e Partisë së Moderuar e mbështetur nga e djathta Demokratët Suedezë, thotë se ‘kanë kufizuar ndjeshëm hyrjet e azilkërkuesve në vend’, shkruan rrjeti britanik lbc.co.uk



Read it all at Bota Sot