Prokuroria mund ta përfundojë rastin kundër krerëve të UÇK-së në prill 2025, thotë Trendafilova

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria mund ta përfundojë rastin kundër krerëve të UÇK-së në prill 2025, thotë Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se rasti kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, për sa i përket Prokurorisë, mund të përfundojë në prill të vitit 2025.

Trendafilova tha se Prokuroria i ka komunikuar se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar, raporton Ekonomia Online.

Ajo e përmendi edhe faktin se Prokuroria ka vendosur për t’i larguar 14 dëshmitarë.

“Kjo është politikë e fortë që është kryer në një sërë konferencash me palët. Numri fillestar i dëshmitarëve ishte 152, e pastaj Prokuroria tha se mund të shtojë të tjerë me numër të përgjithshëm 350. Kjo është një prej të dhënave që është marrë për efikasitetin në këtë rast. Shumë hapa janë ndërmarrë, mendimi i gjyqtarëve është se ndoshta prokurori mund të përfundojë rastin në fillim të prillit, ndoshta edhe më herët”, tha Trendafilova.

Ajo tha se ky është një rast voluminoz.



Read it all at Gazeta e Prizrenit