FFK i çon llpjanët në disiplinor, e dëmtuan VAR-in dhe kërcënuan referët

- Gazeta e Prizrenit

FFK i çon llpjanët në disiplinor, e dëmtuan VAR-in dhe kërcënuan referët

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar një vendim për Llapin dhe pjesëtarët e tij.

Komisioni i Garave i FFK-së e ka dërguar në procedurë disiplinore kryetrajnerin, Tahir Batatina, së bashku me dy zyrtarë të Llapit, Muhamet Rexhepin dhe Besart Hotin.

Lexo Edhe:

Ndërprejet e rrymës, KESCO thirrje konsumatorëve për kursim, po ngarkohen asetet tona

Motivi për ta dërguar Batatinën në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së, është se ai ka kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes Llapi – Dukagjini, që u mbyll pa gola.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, trajneri Batatina është dëgjuar duke u thënë gjyqtarëve se “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së”.

Ndërkohë, Rexhepi e ka pësuar me dërgim në disiplinore shkaku se “me dashje” ka goditur dhe ka dëmtuar sistemin VAR të ndeshjes.

Për arsyen e njëjtë e ka pësuar edhe Besart Hoti, i cili sipas FFK-së ka bërë këtë vepër: “Pas vendimit të marr nga gjyqtarët e ndeshjes bazuar në sistemin VAR dukshëm i frustruar godet bazën e paisjes së sistemit VAR të vendosura në mesin e fushës”.

Llapi të premten e kaluar shënoi ndeshjen e 11-të pa fitore në Superligë, pasi barazoi pa gola me Dukagjinin e Ismet Munishit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit