Zhurmë e madhe u bë pas publikimit të disa teksteve të edukimit seksual për arsimin fillor.
Në mes të atyre që reaguan ashpër ndaj këtyre teksteve është edhe avokati, Asdren Bytyqi njëherësh edhe anëtar i Listës për familjen.
Bytyqi, i ftuar në emisionin “Raport” ato përmbajtje i quajti skandaloze.
“Mendoj që kjo përmbajtje është skandaloze, pasi që në parim nuk të bëj asgjë me edukimin seksual, në kuptimin e shëndetit dhe mbrojtjes lidhur me sëmundjet e transmetuara seksualisht që janë të rrezikshme janë të nevojshme për mësim nga ana e fëmijëve. Nuk ka të bëj as me edukimin mbi vlerat shoqërore dhe morale që fëmijët të ruhen nga shtatzania e hershme”, deklaroi ai.
E sipas tij, përmbajtjet në tekste nuk përshtaten me moshën e nxënësve.
“Prej klasës së parë deri tek klasa e 12-të të gjithë janë nën 18 vjet dhe janë të mitur.Materiale janë të papërshtatshme edhe për moshën e fëmijëve, çfarë nevojash seksuale mundet me i pas një fëmijë 7-8-9 vjet që as nuk është futur në pubertet dhe ende nuk e ka seksualitetin si pjesë preokupimi të tij”, shtoi ai.