Stuhia e fortë shkakton përmbytje në Sicili të Italisë

- Bota Sot

Stuhia e fortë shkakton përmbytje në Sicili të Italisë

Një stuhi e fortë dhe shira të dendura në Italinë jugore kanë shkaktuar përmbytje në ishullin e Sicilisë të mërkurën.

Sipas medias kombëtare, shirat e dendura që kanë prekur jetën e përditshme në qytetin e Katanias dhe zonat përreth në Sicilinë lindore që prej 11 nëntorit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.

Në veçanti, qytetet Giarre, Acireale dhe Linguaglossa kanë pësuar përmbytje të rënda, me disa automjete të përfshira në det dhe raportohet për dëme të mëdha materiale.

Makinat ishin ngecur në baltë, ndërsa rrugët dhe shtigjet e përmbytura nga uji u shndërruan në lumenj. Zjarrfikësit shpëtuan shumë njerëz në vështirësi në këto zona.

Departamenti i Mbrojtjes Civile i Kryeministrisë italiane ka lëshuar një alarm “të kuq” për reshjet e dendura në bregun lindor të Sicilisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Mbrojtja civile raportoi gjithashtu se 400 milimetra shi kishin rënë në Giarre në gjashtë orët e fundit.

Kryetari i bashkisë Katania, Enrico Tarantino, ka bërë të ditur se shkollat në qytet do të mbyllen për shkak të motit të keq, ndërsa shkollat në Sirakuza janë mbyllur. Ndërkohë, në malin Etna, vullkani aktiv pranë Katanias, ka rënë bora e parë.



Read it all at Bota Sot